Deri në mars: Kërkohet mbyllja totale e Greqisë, frikë për tragjedi

schedule10:32 - 30 Nëntor, 2020

schedule 10:32 - 30 Nëntor, 2020

Për të shmangur një tragjedi të mundshme, Greqi nuk duhet të rihapet të paktën deri në mars. Kështu është shprehur për mediat greke, Nikolaos Kapravelos drejtuesi i njësisë së Kujdesit Intensiv në spitalin “Papanikolaou”.

“Dje sërish kemi pasur 65-70 shtrime të reja…nga ana tjetër, edhe ata që largohen nga spitali duke ndjekur udhëzimet përkatëse janë në mëshirëne  e Zotit “, tha ai.

Mjeku u shpreh se frika e tij më e madhe është që nëse vendi hapet sërish, përhapja e virusit mund të dalë jashtë kontrollit.

Duke iu referuar asaj që çoi në këtë situatë, ai shpjegoi se “pavarësisht masave ekzistuese, të cilat natyrisht nuk kanë asnjë lidhje me bllokimin e parë, virusi vijon të na tregojë dhembët, pasi rastet e reja shtohen vazhdimisht, ndërsa sistemi shëndetësor nuk është në situatën më të mirë që ekziston “.

Duke analizuar situatën, mjeku grek tekson që e mira do të ishte që vendi të rrijë i mbyllur të paktën deri në mars.

“Nuk mund ta përballojmë hapjen. Nëse kjo do të ndodhë do të kemi një tragjedi kombëtare, rastet do të jenë mijëra. Me kushte të tilla përhapjeje, hapja do të thotë që ne lehtësojmë pikat e nxehta të mbitransmetimit, prandaj një valë e tretë do të jetë shumë më e fortë. Unë nuk jam duke folur për hapjen deri në mars .Nevojiten masa të rrepta kufizuese, dhe jo relaksim,” shtoi Kapravelos. s.b/abcnews.al/