Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Derbi, që vlen sa sezoni/ Të shtunën në orën 19:00 luhet sfida e madhe Tirana-Partizani

schedule12:01 - 24 Prill, 2026

schedule 12:01 - 24 Prill, 2026

Tirana dhe Partizani do të luajnë derbin e fundit të sezonit në Kategorinë Superiore, por përtej rivalitetit të përjetshëm mes dy skuadrave të kryeqytetit, kjo sfidë mund të vendosë shumë për fatet e tyre.

Përballja e kësaj të shtune në orën 19:00 në “Air Albania” I gjen dy emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar në garë për objektiva të ndryshme.

Bardheblutë e kryeqytetit duhet të sigurojnë mbijetesën, ndërsa të kuqtë kërkojnë biletën e fundit për në “finalet” e titullit kampion.



Skuadra e Orges Shehit renditet në vendin e shtatë me 32 pikë, por aq kanë edhe ndjekësit më të afrët në garën për shpëtimin Vora dhe Bylis.

Për këtë arsye, gabimet nuk I lejohen Tiranës, që në katër ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt ka edhe një kalendar të vështirë.

Përpara derbit, 26 herë kampionët e Shqipërisë janë të kompletuar, ndërsa trajneri Shehi nuk pritet të ndryshojë sa I përket formacionit që do të zbresë në fushë nga minuta e parë.

Nga ana tjetër, Partizani mban vendin e pestë në klasifikim. Të kuqtë kanë 45 pikë, po aq sa Dinamo, që për momentin ka në dorë biletën e fundit për në “final four”.

Ashtu si Tirana, edhe të kuqtë nuk mund t’I lejojnë vetes hapa fals në këtë fund të sezonit të rregullt, ndërsa kërkojnë të kthehen te fitorja, pas tre barazimeve dhe dy humbjeve në ndeshjet e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!