Derbi, detyra shtëpie dhe beteja: plani i aktit të 24-t të Superiores

10:34 | 23/02/202010:340

Java e derbit. Të premten “Air Albania Stadium” hap sërish dyert dhe Tirana e Partizani përballen prej orës 19:00. Tifozët bardheblu pritet të jenë të shumtë dhe arsyet janë të shumta. Skuadra e tyre renditet e para, pas një fitoreje me përmbysje ndaj atyre që kryesonin deri një javë më parë.

Partizani vjen pas një barazimi me Bylisin, që ua ka prishur humorin. Gjithsesi dihet që në derbi nuk ka favoritë. Te Tirana e dinë këtë, por edhe te Partizani. Të dyja ekipet do kenë kohë të përgatiten deri të premten dhe të japin gjithçka në një stadium që pritet të jetë plot me tifozë.

NDESHJET E TJERA – Takimi më delikat është Teuta-Kukësi. Dy skuadrat janë mposhtur në takimet e fundit dhe do kërkojnë të bëjnë autokritikë. Kjo sfidë luhet prej orës 17:00. Në të njëjtën orë Vllaznia do kërkojë maksimumin e pikëve ndaj Skënderbeut, që po kalon një formë të mirë këtë vit dhe do të ketë të gatshëm edhe një lojtar si Bajram Jashanica.

Më parë, prej orës 14:00, Bylisi dhe Laçi do të kenë si detyrim marrjen e tre pikëve. Bylisi pret Flamurtarin e vendit të fundit, kurse kurbinasit luajnë jashtë fushe ndaj Luftëtarit. Sigurisht në Gjirokastër skuadra e Cungut nuk do ta ketë të lehtë, por mundësitë për të fituar janë dhe do bëjnë gjithçka ta realizojnë këtë objektiv. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24

E premte, më 28 shkurt 2020
Ora 19:00 | Tirana-Partizani

E shtunë, më 29 shkurt 2020
Ora 14:00 | Bylisi-Flamurtari
Ora 14:00 | Luftëtari-Laçi
Ora 17:00 | Vllaznia-Skënderbeu
Ora 17:00 | Teuta-Kukësi

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono