Deputetet turke protestojnë në parlament kundër dhunës ndaj grave

schedule11:14 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 11:14 - 17 Dhjetor, 2019

Që nga fillimi i vitit, 406 gratë janë vrarë në Turqi. Për këtë arsye, një grup deputetesh turke të opozitës protestuan në sallën e Parlamentit, para se ministri turk i Mbrojtjes të merrte fjalën.

Pas shesheve të gjysmës së botës, performanca virale “Përdhunuesi je ti” e nisur nga grupi feminist nga Kili, “Lastesis”, ka zbarkuar dhe në parlamentin turk.

Një grup deputetesh turke të opozitës, kënduan këngën duke përplasur duart në tavolina për të protestuar kundër dhunës ndaj grave, dhe vrasjeve të grave në vend.

Çdo gjë nisi kur në sallën e parlamentit ndodhej ministri i brendshëm turk Sulejman Soillu, i cili u akuzua se kishte urdhëruar shtypje me dhunë të protestave të tilla dhe shumë aktiviste ishin arrestuar nga policia.

SIpas platformës “Të ndalojmë vrasjen e grave” që nga fillimi i 2019-ës gratë e vrara në Turqi janë të paktën 406, një shifër në rritje në krahasim me vitet e kaluara./abcnews.al