Deputetët për kodin e Etikës: I domosdoshëm, por i pamjaftueshëm

schedule13:34 - 27 Shkurt, 2018

schedule 13:34 - 27 Shkurt, 2018

Përfshirja e Kodit të Etikës, që rregullon sjelljen e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, në rendin e ditës së seancës plenare të së hënës ka ri-sjellë në vëmendje ndryshimet që pritet të sjellë.

I domosdoshëm por i pamjaftueshëm. Është ky mendimi i deputetëve të Parlamentit Shqiptar të ndodhur përpara një projektligji për Kodin e Etikës që rregullon sjelljen e tyre dhe kolegëve të tyre.

Mimi Kodheli: Të gjitha seancat e pluralizmit larg etikës, fillim  i mirë e mbështes, pjesa e margjinalizuar janë zonjat, shpresoj të demostrojmë të parët që ligjet që bëjmë t’i zbatojmë

Nard Ndoka – Deputet PDK: Parlamenti është arenë debati alternativash dhe idesh, shpesh ka devijuar, deputetët e kanë pasur modë tregimin e muskujve.

Oriola Pampuri: Kur ka një kod gjërat janë më të ligjëruara, nësë zbatohet shumë mirë. kur shkelet kushtetuta, kodi zbehet, janë të rëndësishme njëkohësisht.

Klajda Gjosha: Të mos përdorin kartonat me arrogancë, këtu duhet të fillojë kodi i etikës.

Fatmir Mediu: Shtëpia shkon sipas te zotit të shtëpisë, çështjet duhet të jenë të qytetarëve larg sharjeve dhe fyerjeve.

Ervina Salianji: 80% e tij janë të parashikuara në ligje të tjera, nga pikëpamja përmbajtësore nuk sjell gjë të re, përdorimi i telefonisë së lëvizshme ndalohet por nuk është ndjekur.

Përfshirjen në rendin e ditës së seancës plenare të 26 shkurtit e përshëndeti edhe prezenca e OSBE në Tiranë.

Përshëndesim përfshirjen e Kodit të Sjelljes të Deputetëve në seancën plenare dhe shpresojmë që të gjithë deputetët të kontibuojnë për finalizimin e tij me sukses. OSBE është krenare që ka ndihmuar Kuvendin në hartimin e Kodit, që përmbush standartet më të mira ndërkombëtare.

Parlamenti miratoi Kodin e Etikës në parim, për ta shtyrë miratimin nen për nen dhe në tërësi për një moment të dytë, pas integrimit të amendamenteve dhe pasqyrimit të disa ndryshimeve. Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar demokrat, kreu i Parlamentit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!