Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Turpi qoftë me ju”/ Lamallari-opozitës: Në një dorë mbani flamurin e BE, në tjetrën shkelni flamurin shqiptar

schedule18:16 - 30 Mars, 2026

schedule 18:16 - 30 Mars, 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari: Të gjithë ata që emërohen në Policinë e Shtetit do të kenë mallkimin e pashmangshëm të një opozite, e cila ka për qëllim që vetëm të hedhë baltë mbi çdo kënd. Të institucionalizojë dhunën, duke e bërë instrument politik, dhe jo për vetëm për fatin e keq të Shqipërisë, e cila është në një periudhë vendimtare me përmbylljen e negociatave. Policia e Shtetit ka dhënë një kontribute të pashlyeshëm në përmbushjen e detyrave, piketave të ndërmjetme. Deputeti i në fjalë që kur është thirrur “bukurosh” i është bërë obsesion dhe tani nuk i ndahet këtij muhabeti dhe vazhdon anatemon çdo kënd. Përdor për politike bajate dhe ordinere si emrin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, të cilit i urojmë vetëm suksese në misionin e ri për garantimin e rendit dhe të sigurisë edhe në protestat që ju bëni dhe molotovëve që ju hidhni, duke mbajtur në një dorë flamujt e vendeve të BE dhe hidhni përtokë flamurin kombëtar. Turpi qoftë mbi ju dhe prisni deri në interpelancën e radhës se përgjigjen do e merrni aty.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!