Depay në La Liga? Lyon ka një ide të çmendur merkatoje

schedule15:39 - 27 Tetor, 2020

schedule 15:39 - 27 Tetor, 2020

Barcelona ishte shumë pranë transferimit të kapitenit të Lyon, Memphis Depay, në merkaton e verës, por marrëveshja nuk u finalizua. Megjithatë, katalanasit nuk janë dorëzuar dhe do ta tentojnë sërish holandezin në merkaton e janarit.

Trajneri Ronald Koeman e ka deklaruar disa herë se e kërkon Depay në ekip dhe tashmë drejtuesit spanjoll janë të vendosur për t’ia plotësuar këtë dëshirë atij.

Nga ana tjetër Lyon është gati të nisë negociatat, por dhe ata kanë një kërkesë. Sipas raportimit të “El Chiringuito de Jugones”, ata kërkojnë të transferojnë në Francë Antoine Griezmann.

 

Ai shikohet si zëvendësuesi ideal i Memphis dhe në fakt francezi e ka humbur vendin e titullarit tek Barcelona. Koeman është gati të heqë dorë nga shërbimet e tij vetëm për të patur në ekip ish-lojtarin e tij tek kombëtarja holandeze. /abcnews.al