Dendias takon Lajçakun: Mbështesim përpjekjet për të arritur përparim në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

schedule12:05 - 24 Janar, 2022

schedule 12:05 - 24 Janar, 2022

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias ë këtë të hënë është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërkohë kujtojmë se sot Dendias po merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me ndërmjetësin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Twitter ai ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, diskutova me Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak sitatëm aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, shkruan Dendias.

Ndërkaq Dendias është takuar me Lajçak pas takimit që ai ka pasur me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla në Athinë javën e kaluar, nga ku tha se njohja e Kosovës nga Greqia do të përbënte një hap historik./abcnews.al