Dëmtohet Mbappe, ylli francez rrezikon sfidën ndaj Bayern Munich

schedule08:40 - 2 Shkurt, 2023

schedule 08:40 - 2 Shkurt, 2023

Kylian Mbappe doli jashtë në minutën e 20-të të pjesës së parë ndaj Montpellier, dhe tani skuadra pariziane është e shqetësuar sepse më datë 14 shkurt ata do të luajnë ndeshjen e parë të xhiros së 16-të në Champions League ndaj Bayern Munich.

Pas një përplasje me Leo Leroy, Mbappe preku disa herë anën e majtë të këmbës dhe pak më vonë, kërkoi një zëvendësim, ku Ekitike u aktivizua në vend të tij. Gjendja e francezit pritet të vlerësohet.

Menjëherë më pas, në minutën e 31-të, për PSG doli edhe Sergio Ramos pas një përplasjeje kokë më kokë me Stephy Mavididi./h.ll/abcnews.al