Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Demokratët drejt fitores së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA”, Mema: Favorizohen nga ekonomia dhe inflacioni

schedule02:45 - 4 Nëntor, 2026

schedule 02:45 - 4 Nëntor, 2026

Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare Medlir Mema, demokratët do e kenë të fituar Domën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.

Në një lidhje për ABC News, Mema komentoi edhe kandidimin e shumë përfolur Abdul El-Sayed, kandidati i Partisë Demokratike për Senatin e Shteteve të Bashkuara në shtetin e Miçiganit

“Demokratët do e kenë fituar Dhomën e Përfaqësuesve, ka patur shumë tërheqje të republikanëve nga kandidimi. Senati është cështje tjetër, për momentin se duket edhe aty do të ketë përmbysje, por mendoj që për shkak të ekonomisë, inflacionin, apo edhe Iranit mendoj se trendi është në favor të demokratëve.



Sa i përket kandidaturës së El Sayed janë disa element, ai është një vend në tabelën republikane, e dyta, është një prej garave më të shtrenjta, janë harxhuar rreth 70 mln USD në primare, edhe brenda partisë demokratike ka patur një ndërhyrje. IPAC, shohin te ai një kundërshtar të mundshëm të Izraelit. Është edhe cështja e nacionalitetit, ka një M në shenjën e tij që flet për mysliman. Edhe në këtë rast El Sayed nis të kritikohet” u shpreh Mema.

Ndërkohë duke komentuar deklaratën e Trump më herët gjatë kësaj dite, për një marrëveshje me Netanyahu, Mema e konsideroi atë, një premtim bosh për manovra elektorale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!