Del nga rruga automjeti në Krujë, drejtuesi në gjendje të rëndë

schedule19:33 - 22 Korrik, 2022

schedule 19:33 - 22 Korrik, 2022

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në aksin Krujë-Fushë Krujë, në afërsi të zonës së Krastës. Bëhet e ditur se një automjet tip “Fiat” , me drejtues një 27-vjeçar ka dalë nga rruga duke përfunduar dhjetëra metra jashtë rrugës.

Për pasojë, i lënduar rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet. /abcnews.al/