Partia Demokratike ka publikuar listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Janë 300 anëtarë e rinj të Këshillit, të cilët janë zgjedhur pas votimit ditën e djeshme në Kuvendin Kombëtar.
Pjesë e listës janë emra të njohur në PD. Ndërkohë, vihet re se janë larguar emra të rëndësishëm: Arben Ristani, Ardjan Isufi, Halim Kosova, Kastriot Islami, Klodiana Shala, Niazi Kosovrasti, Sait Dollapi, Valentina Duka
Bujar Nishani, Fatbardh Kadilli edhe Agron Shehaj janë automatikisht pjesë e Këshillit Kombëtar për shkak të statutit. Ndërkohë që jashte liste ka mbetur kandidatja për kreun e PD dhe kritikja e Bashës, Edit Harxhi.
Lista e plotë e fituesve:
Kujtojmë se satuti i PD-së parashikon që automatikisht anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.
Gjithashtu automatikisht zgjidhen deputetët, kryetarët e degëve, anëtarët e Kryesisë, anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë, kryetarët e bashkive, të këshillave të bashkive dhe qarkut, gjithmonë ata që janë nën siglën e PD-së.
300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD u zgjodhën nga votat e 5339 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, dje në Pallatin e Kongreseve. Këshilli i ri Kombëtar do të zgjedhë edhe lidershipin e ri në krye të Partisë Demokratike.
g.v/abcnews.al


