Debati për viktimat nga covid, Rama-Bashës: Po i trazon për pushtet

schedule08:38 - 22 Nëntor, 2020

schedule 08:38 - 22 Nëntor, 2020

Edhe të dielën, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një sulm për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me debatin për numrin e viktimave nga koronavirusi. E ndërsa publikon pamjet e spitalit të ri të fëmijëve në Durrës, kreu i qeverisë thotë se opozita edhe të vdekurit i trazon për pushtet.

Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga spitali i ri i fëmijëve Durrës ku shihet qartë dallimi mes errësirës që trashëguam, prej atyre që edhe të vdekurit i trazojnë me luftën e tyre qorre për pushtet dhe ambicies tonë, për shëndetësinë e Shqipërisë që duam ju uroj të gjithëve një të dielë të mbarë” shkruan ai.

Debati nisi mbrëmjen e së enjtes, kur Lulzim Basha denoncoi se qeveria ka fshehur numrin real të viktimave nga koronavirusi  duke dhënë shifra të rreme, por Edi Rama e mohoi dhe drejtoi gishtin nga opozita e drejtuar nga kryedemokrati, se po bën politikë me të vdekurit./ db/Abcnews.al