Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“PD s’ka votuar asnjë ligj për integrimin”/ Balla: Kemi forcën e mandateve, nuk pranojmë bllokim e presion nga PD

schedule10:32 - 9 Prill, 2026

schedule 10:32 - 9 Prill, 2026

Parlamenti miratoi datën e propozuar nga socialistët, e cila simbolikisht përkon me javën e Europës.

Opozita, e cila pretendon se negociatat janë bllokuar, kërkoi urgjentisht mbajtjen e këtij mocioni me debat, por kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i kujtoi se po kjo opozitë shqiptare e dashuruar me fjalë me integrimin, me vepra voton kundër çdo ligji për integrimin.

” Po sot ju “dashnorët” më të rinj të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, do t’ju jap një fakt që është fakti më domethënës, jo për ju, as për ne këtu. 23 ligje që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në asnjërin prej tyre nuk gjendet një votë pro e Partisë Demokratike. Dhe ju këtu na vini dhe na thoni ne po ju pse s’na votoni këto ligjet tona, këto nuk janë ligjet tona, këto nuk janë ligjet tona, këto janë ligje detyrimi të Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit. Por e vërteta e madhe për veshët e publikut, për sytë e Brukselit është që ju nuk keni votuar në asnjërën prej tyre, në asnjërën prej tyre”, tha Balla.



Balla garantoi se integrimi europian po ecën në drejtimin e duhur, por i kujtoi opozitës se shqiptarët i besuan PS 83 mandate për këtë qëllim.

“E para njëherë me 83 mandate që na ka besuar populli shqiptar në 11 maj, presione nuk hamë.”

Integrimi bëhet me konsensus, ndaj dhe socialistët janë gati të ulen në tryezë, por me një kusht.

“E kam sot një propozim publik, jemi të gatshëm t’ju miratojmë edhe ju propozime. Po jo, jo me dhunë, as me forcë, as me gërdufje, nëse doni që të vini t’ua miratojmë ne, e para është që duhet të vini të na i prezantoni, t’i negociojmë, t’i diskutojmë së bashku, dhe hajde t’i miratojmë.”

Me ironi, kreu i grupit parlamentar socialist i ktheu demokratëve karmen e doktorit me Salianjin.

“Sa për këtë që ju kemi përjashtuar nga procesi i integrimit. Ku ju kemi përjashtuar ne? Ju jeni përjashtuar vetë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!