De Bryune më i miri i Premier League, ka një statistikë të frikshme

schedule11:39 - 16 Gusht, 2020

schedule 11:39 - 16 Gusht, 2020

Premier League zgjedh lojtarin më të mirë për sezonin 2019/2020. Një ditë më parë ishte Jurgen Klopp ai që festoi, duke marrë “kurorën” në garën për trajnerin më të mirë.

Ylli i Premier League nuk është pjesë e kampionëve të Liverpool. Kevin De Bruyne ka zhvilluar një sezon fantastik, duke krijuar 104 raste për gol.

Një shifër rekord jo vetëm për Anglinë, por për të gjitha kampionatet e rëndësishme europiane. Belgu gjithsesi e mbylli sezonin me zhgënjimin e eliminimit nga Champions League. /abcnews.al