Daja e Arapi buzëqeshin, u kthehen në mesjavë “rebelët”

schedule11:09 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 11:09 - 5 Dhjetor, 2021

Partizani e Teuta do të kenë të gatshëm për ndeshjet e radhës dy futbollistët e ndëshkuar me kartonë të kuq në duelin mes tyre.

Albion Marku e ka shlyer kartonin e kuq dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja për duelin ndaj Vllaznisë, i programuar për të mërkurën.

Albano Aleksi është lojtari që gëzon Renato Arapin. Mesfushori gjithashtu ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe tani është gati për ndeshjen e Teutës kundër Dinamos të martën. / abcnews.al