Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turqia kthehet në shtëpi/ Pavarësisht pretendimeve të mëdha, largohet nga ky Botëror

schedule13:24 - 20 Qershor, 2026

schedule 13:24 - 20 Qershor, 2026

Nuk duhej të kishte përfunduar kështu.

Turqia u nis me pretendime të mëdha për në këtë Botëror, I përcjellë në mënyrë spektakolare nga tifozët e saj, por u detyrua t’i thoshte “lamtumirë” tokës amerikane pas vetëm dy ndeshjeve, e pas vetëm 8 ditëve.

Disfata minimale dhe e pamerituar ndaj Paraguajit e dënoi ekipin kombëtar të drejtuar nga trajneri italian, Vinçenco Montela.



Amerikanolatinët shënuan që në minutën e dytë, madje Matias Galarsa e dërgoi topin në rrjetë pas vetëm 64 sekondave, duke u bërë më I shpejti që realizon në këtë turne, e duke thyer rekordin e Saibarit të Marokut.

Më pas erdhi një rrethim I vërtetë, si ata të Krujës dikur, por pa asnjë rezultat në stadiumin e Santa Klarës, ku ishin mbi 68 800 tifozë, aq sa është edhe kapaciteti.

Nuk I bënë punë Turqisë 32 gjuajtjet, nga të cilat 7 në mes shtyllave të portës, as gati 79 për qind zotërim të topit, duke vendosur një tjetër rekord.

Paraguaj gjithashtu pati fatkeqësinë që mbeti me 10 lojtarë, pasi arbitri Ivan Barton zbatoi për herë të parë rregullin e UEFA-s që përjashton lojtarët që flasin duke mbuluar gojën me dorë.

Kjo, që në pushimin për të pirë ujë në pjesën e parë.

Sidoqoftë, rezistenca ia vlejti dhe paraguajanët kanë shpresë për kualifikim duke pasur tri pikë në dy ndeshje, po aq sa Australia, me të cilën do të luajë për jetë a vdekje në ndeshjen e fundit në 25 qershor.

Sa për Turqinë, eliminimi ishte një fatkeqësi, por tifozëve shqiptarë u kujtohet fitorja e saj me fat ndaj Kosovës në Prishtinë në finalen e plej ofit, pra fare mirë në Botëror mund të kishin qenë edhe “dardanët”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!