Analisti Frrok Çupi komentoi mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PS, duke u ndalur te debatet mbi qëndrimet politike dhe akuzat për përplasje brenda dhe jashtë partisë.
Çupi tha se po krijohet një ndarje mes politikanëve që konsiderohen si të pozicionuar në mbrojtje të interesit shtetëror dhe një grupi tjetër që etiketohet si “pseudopolitikë”, e lidhur me ndikimin e rrjeteve sociale dhe algoritmeve.
Ai shtoi se debatet e brendshme politike po marrin gjithnjë e më shumë formën e një përplasjeje mbi besnikërinë politike dhe interpretimin e interesit kombëtar, duke e bërë, sipas tij, situatën “nevralgjike” dhe të ndjeshme për klimën politike në vend.
“Me partinë e tij i foli gjërat siç fliten në dobi të familjes dhe jashtë familjes. Vuri pikat se deri ku mund të vijnë sulmet e huaja, por ama përcaktoi vijën se mes nesh ku mund të kalohet dhe cili është nga gardhet tona që mund të shqyhen nga sulmet e kundërshtarëve.
Për një meritë të tij teorike dhe lidershipi, ai përcaktoi se gardhet tona dhe jo gardhet që janë ndërtuar për të mbrojtur bizneset mund të shpartallohen në dy kategori: politikanët që kanë vendosur t’i fusin thikën pas shpine interesave të vendit dhe pseudopolitikanët që duan të sjellin vetëm algoritma negative. Gardhi i politikës është një temë e rëndësishme që po nis të diskutohet.
Për tradhtarët nuk mban përgjegjësi askush përveç vetes së tij. Çfarë ka ndodhur dhe është nevralgjike është se janë akte shumë të rënda, jo vetëm që ndodhin në situatë sulmuese nga jashtë, por ndodhin në situatë që kushdo mendon se janë të koordinuara me pjesë të lidershipit të PS-së, siç janë këto dy deputetë.
Nuk janë thjesht arsye të paaftësisë për të menduar, nuk janë thjesht rezultat i përkëdheljes, është rezultat i lidhjes së tyre me interesin kombëtar. E gjithë Shqipëria për Elisa Spiropalin, ajo është një akt i menduar mirë, i koordinuar me udhëtimet jashtë vendit, por ajo ka vepruar për të grumbulluar sa më shumë luftëtarë kundër vendit të vet.
Kjo është një çështje shumë e mprehtë e tradhtisë kombëtare dhe është çështje penale e rëndësishme, dhe SPAK duhet të reagojë.”



