Nje automjet i tonazhit të rende ka dalë nga rruga, dhe eshtë përmbysur prane zonës se fshatit Zallë në fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa një trajler, që udhëtonte ne drejtim te fabrikës së çimentos, ka dale nga rruge duke përfunduar disa metra poshtë saj.
Shoferët e rastësishëm dhe shërbimi zjarrfikës Krujës, kanë nxjerrë drejtuesin e automjetit, dhe me pas është dërguar për ndihme mjekësore ne spitalin ushtarak.
Pritet nga grupi hetimor të zbardhë shkaqet e kësaj ngjarje.



