Kënga “Vibe” që u kthye menjëherë në hit, bëri bashkë dy këngëtaret e njohura shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Tuna Sejdiu. Por, pas këtij bashkëpunimi gjërat mes dy artisteve u ftohën, për arsye që nuk u bën kurrë publike.
Por duket së fundmi, situata mes tyre është qetësuar dhe artistet kanë pranuar gabimet e së shkuarës, dhe kanë rregulluar marrëdhënien e tyre. Dafina ka folur për këtë çështje në një emision televiziv, ku është shprehur se me Tunën aktualisht ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe se sherret i ka lënë pas.
“Edhe unë edhe Tuna kemi shumë kohë në këtë industri dhe është shumë normal për dy femra selfmade që të kenë përplasje. Ka kaluar kohë, edhe ajo ka pranuar gabimet e veta edhe unë kam pranuar gabimet e mia, sepse kemi qenë të reja. Kanë ndikuar shumë njerëz rreth nesh. Sot jemi shumë mirë.“, deklaroi këngëtarja. /abcnews.al



