Çyrbja: Kjo Teutë është ndryshe, titulli i arritshëm!

schedule14:05 - 22 Tetor, 2019

schedule 14:05 - 22 Tetor, 2019

Arbër Çyrbja u largua verën e vitit 2018 nga Teuta dhe nënshkroi për Kukësin. Anësori i djathtë, pas një sezoni me verilindorët u rikthyer sërish tek ekipi “mëmë” dhe po luan rregullisht si titullar. Në konferencën e sotme për shtyp, ai pranoi se durrsakët kanë ndryshuar shumë.

“Së pari i falënderoj të gjithë për rikthimin këtu. Nga atëherë Teuta ka ndryshuar shumë. Përgjegjësitë janë më të mëdha tani dhe jemi të gjithë bashkë për një objektiv”, tha fillimisht Çyrbja, i cili ishte shumë i kujdesshëm në përgjigjet e dhëna.

Në lidhje me ndeshjen e radhës, kundër Laçi, ai tha: “Çdo ndeshje vlerësohet maksimalisht për tre pikët. Çdo ndeshje e marrim shumë seriozisht. Kampionati është shumë i gjatë, në fund e shikojmë ku do arrijmë”.

Çyrbja ka besim se mund ta fitojnë titullin kampion: “Po të vazhdojmë kështu, mund t’ia arrijmë”. Në fillim të kampionatit anësori pësoi një dëmtim dhe nuk mund të thotë nëse momentalisht po shohim Çyrbjen më të mirë. “Çdo futbollist ka ulje dhe ngritjet e veta. Mundohemi të stërvitemi fort. Në fund shikohet”, përfundoi 26-vjeçari. /abcnews.al