Martesa e tyre ishte padyshim nje prej lajmeve Kryesore te javes. Me nje privatesi tejet te larte dhe vetem disa foto te Publikuara, mediat nderkombetare kane arritur te zbulojne kete fundjave se Cristiane Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kane nenshkruar nje kontrate paramartesore vetem nje dite perpara celebrimtit te tyre. Ne foton e certefikates martesore te bere publike thuhet se Ronaldo dhe Gerordina kane percaktuar nje regjim te ndarjes se pasurise. Parimi themelor mbetet se pasurite e secilit bashkeshort te vena gjate marteses nuk do te ndahen ne rast te nje divorci.
Sipas marreveshjes paramartesore, pasuri te perbashketa do te quhen vetem ato qe jane rregjistruar ne emer te te dy bashkeshorteve.
Sipas raportimeve, marrëveshja parashikon gjithashtu që Georgina Rodriguez të përfitojë rreth 100 mijë euro në muaj në rast të përfundimit të martesës. Kjo shumë dyshohet se lidhet me një marrëveshje të vendosur pas lindjes së vajzës së tyre, Alana, me qëllim garantimin e sigurisë financiare të Georginës dhe fëmijëve.
Pasuria e Cristiano Ronaldos vlerësohet në të paktën 1.2 miliardë euro, duke e renditur atë ndër sportistët më të pasur në botë.
Ndërkohë, raportohet gjithashtu se një tjetër pronë luksoze e Ronaldos, me vlerë rreth 5 milionë paund dhe e ndodhur në zonën prestigjioze La Finca të Madridit, është e regjistruar në emër të Georgina Rodriguez.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodrigues u martuan në një ceremoni intime dhe private në rezidencën e tyre luksoze, me vlerë rreth 30 milionë paund, në zonën ekskluzive Quinta da Marinha, në Cascais të Portugalisë. Ceremonia u zhvillua në rrethana tejet private, ku, sipas raportimeve, morën pjesë vetëm katër dëshmitarë dhe fëmijët e çiftit. Në mesin e të ftuarve nuk ishte as nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro.


