Covid-19, pacientët e “Sanatoriumit” sëbashku me mjekët do të transferohen në Elbasan

schedule13:47 - 26 Mars, 2020

schedule 13:47 - 26 Mars, 2020

ABC News ka mësuar ditën e sotme se spitali “Shefqet Ndroqi” është duke u bërë gati për tu kthyer në Spital Covid 2 ku do të presë pacientët e infektuar nga koronavirusi, të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor.

Ndërkohë pacientët që ndodhen aktualisht të shtruar në Sanatorium do të transferohen drejt spitalit të Elbasanit.

Siç raporton gazetari i ABC News Aldo Kozarja mësohet se godina që do të presë pacientët e Sanatoriumit ka 4 reparte, repartin e neurologjise, nefrologjise, orl dhe sëmundjet infektive të Spitalit të Elbasanit.

Ende nuk ka filluar puna për transferimin e pacientëve por tashmë vendimi është marrë.

Aktualisht në këtë godinë janë rreth 40 shtretër që funksionojnë nga pacientët e këtyre reparteve.

Ndërkohë mësohet se edhe Stafi i mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” do të transferohet për të vijuar punën ndaj këtyre pacientëve në Elbasan.

Ata do të udhëtojnë drejt Elbasanit çdo ditë për të vijuar trajtimin e pacientëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Gazetari Aldo Kozarja raporton për ABC News se brenda javës mendohet se do të nisë nga puna ky spital, pasi të bëhet edhe transferimi i aparaturave mjekësore nga Sanatoriumi drejt Elbasanit./abcnews.al