COVID-19 në Policinë e Elbasanit, pozitiv 2 punonjës, 1 specialist krimesh dhe 1 oficer

schedule11:16 - 21 Tetor, 2020

schedule 11:16 - 21 Tetor, 2020

Shtohen infektimet me COVID-19 në radhët e uniformave blu, në Drejtorinë e Policisë në Elbasan.

Burime për Abcnews.al bënë me dije se të prekur rezultojnë dy punonjës, një specialist krimesh dhe një oficer i Komisariatit të Policisë, në Elbasan.

Me dy të infektuarit shkon në katër numri i uniformave blu në Drejtorinë e Policisë Elbasan që janë aktiv me COVID-19.

Ndërkohë pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe një mësuese në shkollën jo publike.

Sakaq numri i mësuesve që janë aktiv me COVID-19 në sistemin arsimor në rrethin e Elbasanit shkon në 26./abcnews.al/