Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

COVID-19 i merr jetën ish-kryetarit të bashkisë, mesazhi prekës i mikut: Më iku shoku i fëmijërisë

schedule18:42 - 15 Mars, 2021

schedule 18:42 - 15 Mars, 2021

Ndahet nga jeta për shkak të COVID-19 ish-kryetari i bashkisë së Fushë Krujës, Bajram Karaj.

Në moshën 64-vjeçare, ai ka humbur betejën me sëmundjen duke ndërruar jetë në një nga spitalet COVID në Tiranë ku ishte shtruar prej disa ditësh.

Karaj e drejtoi bashkinë një mandat në vitet 2000-2004.



Miku i tij Luan Hajno ka njoftuar lajmin e trishtë në një postim në Facebook. “Me dhimbje dhe trishtim te madh do te duhet te njoftoj largimin nga jeta te shokut tim, qe nga femijeria, Bajram Karaj.

Trishtim  dhe humbje e madhe per familjen miqte shoket.

Ngushellime familjes, bashkeshortes, dy vajzave,  te cilat ishin Krenaria e tij dhe tregonte shpesh kur pinim kafe.

Te qofte dheu lehte dhe shpirti jot u prehte ne paqe se ti ke qene njeri paqes gjithmon qe nga origjina familjare.

Lamtumire Miku im” shkruan ai./ db/ Abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!