COVID-19/ Gjermania gati për testimin e parë masiv të fëmijëve

schedule15:54 - 26 Nëntor, 2020

schedule 15:54 - 26 Nëntor, 2020

Kryeministri i shtetit të Turingisë në Gjermani ka njoftuar zhvillimin e një testimi masiv për fëmijët në rrethin e Hildburghausen, një nga zonat e nxehta të  koronavirusit në Gjermani, për të zbuluar në çfarë mase kontribuojnë në  rritjen e shpejtë të rasteve.

Rrethi i Gjermanisë Lindore regjistroi një rekord prej 603 rastesh për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit, më shumë se katër herë incidenca mesatare e Gjermanisë prej 140, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive.

“Tani do të kryejmë testimet e para masive për fëmijë dhe të rinj, falas, duke filluar të martën e ardhshme,” i tha Bodo Ramelow transmetuesit ARD. “Atëherë do të dimë për herë të parë sa të sigurta janë shkollat ​​dhe kopshtet?”

Rrethi Hildburghausen me 63,000 banorë ka aplikuar një bllokim rajonal që është më i rreptë se ai në fuqi në shtetin e Turingisë.

Kancelarja Angela Merkel ra dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale të mërkurën  për të zgjatur dhe forcuar masat kombëtare kundër koronavirusit të paktën deri në 20 dhjetor, por lehtësoi rregullat mbi festat e Krishtlindjeve për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.

Sidoqoftë, një tjetër zgjatje e afateve të mbylljes deri në janar mund të jetë e mundur. Ndërsa shumë gjermanë mbështesin masat e qeverisë, ka edhe një numër të lartë të cilën janë kundër. Pasi policia u përplas me mijëra demonstrues në Berlin një javë më parë, rreth 400 njerëz u mblodhën në qytetin Hildburghausen të mërkurën në mbrëmje për të protestuar ndaj kufizimeve të reja. /abcnews.al