Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çmendet” shqiptari në Itali, i vë flakën banesës dhe mbyllet brenda, sulmon me grushte karabinierët

schedule10:50 - 6 Korrik, 2022

schedule 10:50 - 6 Korrik, 2022

Një shqiptar në Itali u mbyll në shtëpi, i vuri flakën banesës dhe kur karabinierët mbërritën u hodh mbi ta me shqelma dhe grushte.

Ushtarët e Stacionit Biassono (Monza dhe Brianza) arrestuan në flagrancë 33-vjeçarin me akuzën e zjarrit, dhunës dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.

Ditën e djeshme banorët e një godine në Macherio kishin lajmëruar Qendrën Operative të Kompanisë Monza se po ndjenin një erë të fortë tymi që vinte nga një apartament.



Patrullat e policisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën derën e mbyllur. Shqiptari bërtiste se i kishte vënë flakën banesës me benzinë dhe donte t’i vriste të gjithë.

Kur u bind ta hapte derën, ai rezistoi duke sulmuar karabinierët që arritën ta bllokonin.

Zjarrfikësja arriti të shuante zjarrin para se të përhapej në shtëpitë e tjera dhe të evakuonte banorët e 20 familjeve, shkruan Ansa.

Flakët shkatërruan plotësisht banesën e shqiptarit. Dy karabinierë u transportuan në spitalin San Gerardo në Monza për shkak të tymit që thithnin.

Autoriteti Gjyqësor ka vërtetuar arrestimin./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!