Shpend Gjocaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se pret lirimin e krerëve, por shprehet skeptik për vendimin e gjykatës.
Ai ka theksuar se ekziston frika që vendimet të mos jenë të njëjta për të gjithë, duke shtuar se gjykata, sipas tij, “ka treguar anshmëri”.
“Besoj se gjykata do të ishte e drejtë dhe do t’i kishte liruar me kohë. Kjo Gjykatë ka qenë shumë e padrejtë, është furnizuar me materiale nga Serbia, që ka tentuar të bëjë zhbërjen e Kosovës, gjë që u pa dhe para pak javësh.
Çlirimtarët po mbahen padrejtësisht. Ne presim lirimin e krerëve, por jemi skeptikë, sepse mund të lirohet dikush dhe të mbahet dikush, ka treguar anshmëri. Ne duam të shpresojmë që baza e demokracisë në botë, Amerika, të thotë fjalën e saj.” / abcnews.al /

