“City i suksesshëm prej meje? Në 12 vite nuk kam shënuar asnjë gol”

schedule11:36 - 27 Shkurt, 2021

schedule 11:36 - 27 Shkurt, 2021

Pep Guardiola nuk është shumë i vjetër në botën e trajningut, por po bën shumë mirë dhe e ka vendosur veten shpejt në listën e më të mirëve të historisë.

Me Cityn këtë vit ai po arrin të shtyp çdo kundërshtar, por ai shprehet se kjo nuk është për meritë të tij. Sipas tij, janë lojtarët ata që e arrijnë suksesin në një skuadër.

“Do të ishte mirë të thosha se ne jemi të suksesshëm sepse unë jam i mirë. Në të gjitha klubet e mëdha që bëjnë mirë, kjo është për shkak të lojtarëve, cilësisë dhe mentalitetit të tyre.

Trajneri mund të korrë sukses në një kohë të shkurtër, por nuk mund ta mbajë për një kohë të gjatë. Në 12 vite si trajner unë nuk kam shënuar kurrë një gol”, u shpreh Guardiola. /abcnews.al