City “blindon” të ardhmen, siguron shërbimet e dy adoleshentëve

schedule22:17 - 10 Shkurt, 2021

schedule 22:17 - 10 Shkurt, 2021

Manchester City është kthyer të bëjë ligjin në Premier League, por synon të përmirësohet gjithnjë e më shumë dhe po shikon të sigurojë edhe të ardhmen e skuadrës.

Sipas raportimeve nga Brazili, klubi anglez mësohet të ketë siguruar shërbimet e dy talenteve të Fluminense: Kayky dhe Metinho, të dy 17 vjeç.

 

Ata do të kalojnë në gjirin e Manchester Cityt në vitin e ardhshëm dhe vlera e paguar për ta është 15 milionë euro, plus bonuse të ndryshme në varësi të paraqitjeve të tyre. Nuk përjashtohet huazimi i dy talenteve në klubet e tjerë në pronësi të City Football Club. /abcnews.al