Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çifti i njohur i showbizz-it ndahen pas 10 vitesh martesë

schedule16:41 - 19 Maj, 2020

schedule 16:41 - 19 Maj, 2020

Aktorja e njohur Megan Fox është ndarë nga bashkëshorti Brian Austin pas 10 vitesh martesë. Lajmin e ndarjes e ka bërë të ditur vetë Austin, i cili ka treguar arsyen pse e morën këtë vendim.

Bashkëshorti i aktores 34-vjeçare ka deklaruar se ajo kërkonte të provonte vetminë pasi mendon se kështu ndihet vetvetja.

“Ajo më tha ‘E di çfarë? Kur po punoja vetëm jashtë shtetit, po ndihesha vetvetja dhe më pëlqeu shumë kjo gjë. Mendoj që është më mirë ta provoj’, u shpreh Brian Austin.



“Nuk u mërzita me të sepse nuk është faji i saj”, ka shkruar ai më tej.

Çifti janë ndarë pas 10 vitesh martesë, në të cilën kanë patur ulje-ngritje dhe shpeshherë thashetheme për ndarje.

Green dhe Fox janë martuar në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!