Agjentët e shërbimit sekret amerikanë janë të bindur se ish bashkëshortja e Rupert Murdoch dhe dikur një mikeshë e ngushtë e Ivanka Trump, Uendi Deng, në të vërtetë ishte një spiune në shërbim të Kinës.
Uendi Deng ish bashkëshortja e Rupert Murdoch ka qenë një spiune e Pekinit. Dyshimet se ish mikesha e Ivanka Trump ishte një agjente që punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për llogari të Kinës, janë hedhur nga agjentët sekretë të cilë informuan dhe dhëndrin e Trump Jared Kushner menjëherë pas uljes së miliarderit në Shtëpinë e Bardhë.
Ngjarja është raportuar nga Uoll Strit Journal, në pronësi të familjes Murdoch që nga 2007. 50 vjecarja e lindur në kinë, një biznesmene e suskesshme ka qenë në qendër të kronikave rozë në pjesën më të madhe të martesës së saj me Rupert Murdoch, të cilës i dha fund në vitin 2013. Arsyeja e divorcit ishte tradhtia e saj, ndërsa protagonist sipas mediave gossip ishte pikërisht ish kryeministri britanik Toni Bler.
Në vitin 2016 mediat shkruanin se Uendi kishte pasur një lidhje dhe me presidentin rus Vladimir Putin. Këto zëra ishin dhe arsye më shumë për shërbimin sekret amerikan për ta monitoruar prej kohësh, pasi ajo kishe ndërkohë një miqësi shumë të ngushtë me vajzën e presidentit Tramp.
Një nga projektet e biznemenes që ngriti dhe më shumë dyshime ishte ndërtimi i një kulle në kopshtin botanik në Uashington, me financim të qeverisë kineze. Agjentët e shërbimit sekret mendojnë se objektivi i këtij projekti ishte ndërtimi i një strukture për të spiunuar nga lart Shtëpinë e Bardhë dhe kongresin amerikan.
Uendi Deng, me anë të avoktatit të saj ka përgënjeshtruar shkrimin e Uoll Strit Journal. Dhe ambasada kineze në Uashington e cilëson historinë si të pabazuar në fakte. Por dhe ish drejtori i Uoll Strit Journal ka komentuar lajmin duke thënë se sipas tij është Trump që bën më shumë për Rusinë se sa Uendi për Kinën./abcnews.al