Chelsea fillon largimet, oferta e parë vjen për Gallagher

schedule18:32 - 30 Janar, 2023

schedule 18:32 - 30 Janar, 2023

Pas revolucionit “amerikan” që solli mbi 6 lojtarë vetëm në merkaton e dimrit te “blutë” e Chelsea, tashmë është radha e largimeve, ku ndër të parët është mesfushori Conor Gallagher.

Klubi ka marrë një ofertë nga rivalët e Everton, të cilët janë të gatshëm të derdhin në arkat e “londinezëve”, plot 40 milionë paund dhe 5 milionë te tjera në formën e bonuseve.

Për mesfushorin po shfaqin interes edhe klube të tjera, ndërsa bordi i Chelsea do të marrë së shpejti një vendim për ofertën e Everton. /i.m /abcnews.al