“Çfarë topi ka ndaluar Muça?!”, Janku e Zajmi bëjnë moviolën e Superiores

schedule23:27 - 10 Shkurt, 2020

schedule 23:27 - 10 Shkurt, 2020

Albano Janku, ish-gjyqtari i njohur, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC News. Në rolin e specialistit të gjykimit, ai analizon rastet e dyshimta të hasura këtë javë në Kategorinë Superiore. “Ndërhyrja e Malikit është karton i verdhë. Këmba e tij është e mbështetur në tokë dhe me gju e pengon. Nuk e kuptoj pse reagon mbrojtësi, kartoni është i pastër”.

“Momenti tjetër është shënimi i golit. Topi i bie në dorë Fangajt. Me të drejtën ai e la avantazh dhe u shënua gol. Nuk e kuptoj Grecën që reagon tek arbitri”, u shpreh Janku. Më pas ai foli edhe për një pretendim të Vllazninë për penallti.

“Arbitri është në pozicion të mirë. Momenti është i diskutueshëm, por vazhdimi i lojës nga arbitri është i drejtë. Muça zuri pozicionin e vet. Lojtari i Vllaznisë (Silvio Junior) përplaset te Muça”, tha Janku. Starova komenton rastin në fjalë.

“Çfarë topi ka ndaluar Muça. Ai është gabim individual, mbrojtësi duhet ta shoqërojë. Muça ka bërë hap përpara”. Në studio një mendim për rastin në fjalë e dha edhe Uvil Zajmi, sipas të cilit vendimi i arbitrit ishte i drejtë.

“Ka dy momente te Partizani-Flamurtari. Arbitronte Muska, viti i parë në Superiore. Është i pozicionuar mirë, e ndjek aksionin. E shikon qartë që Moçka ka larguar topin dhe vazhdon lojën. Momenti tjetër është ai i penalltisë, që Partizani e ktheu në gol. Lojtari vlonjat shkel prapa në tendinë sulmuesin, saqë i heq edhe kupën. Është faull dhe me të drejtë penallti.

“Në Durrës kemi dy gabime të anësorit. Lojtari i Teutës, kur topi kthehet nga shtylla, është pozicion jashtë loje. Kemi edhe një rast në minutën e 28-të, kur Kallaku ishte në pozicion të rregullt”, deklaroi Janku.

“Janë dy momente edhe në Korçë, minuta e 34-t fillimisht. Duke qartë që ndërhyrja e lojtarit të Bylisit është mbi vijën dhe është penallti e padhënë për Skënderbeun. Momenti tjetër është penalltia që u dha për Skënderbeun. Unë them se ka gabuar. Nuk është penallti”, tha Janku në mbyllje. / abcnews.al