Çfarë ndodhi në shtëpinë e “Nënë Terezës” në Shkup, Asani: Do të ruajmë elementet historike

schedule09:30 - 20 Maj, 2020

schedule 09:30 - 20 Maj, 2020

Skënder Asani drejtor i Institutit të  Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në “ABC e Mëngjesit” ka folur heqjen e themeleve të shtëpisë “Nënë Tereza” në Shkup.

Asani shpjegoi se Shkupi është kryeqendra shpirtërore e shqiptarëve, dhe se ka qenë gjithmonë nën trysni.

I ndalur te ngjarja që ka ndodhur me themelet e shtëpisë së Nënë Terezës ai theksoi se ky veprim është pasuar me rezistencën e shoqërisë civile. Por, gjithashtu ai u shpreh se javën e kaluar u hoqën themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, dhe se për këtë ka pasur një reagim të ashpër.

“Para disa muajsh kemi themeluar departamentin për “Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhi”, e themeluar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë. Kemi reaguar dhe po vazhdojmë të marrim përkrahje nga organizata të ndryshme. Për momentin nuk kemi përkrahje nga institucionet në Tiranë dhe Prishtinë, u shpreh ai.

Më tej u shpreh se do të vazhdojnë kërkesën për rikthimin e themeleve dhe të shkruhet në gjuhën shqipe.

Çfarë reagimi pret nga Tirana që sapo ka shembur Teatrin Kombëtar?

Asani: Ne na ka shqetësuar edhe ai vendim. Ai teatër duhet të ishte një eksluzivitet për gjeneratën./abcnews.al