Çfarë ndodh vërtetë kur ne konsumojmë kafe rregullisht?

schedule08:15 - 6 Mars, 2021

schedule 08:15 - 6 Mars, 2021

Nëse kafja ju bën të ndiheni më mirë, ju rrit përqëndrimin ka një shpjegim sa shkencor aq edhe mjekësor mbi efektet e njërës prej pijeve më të konsumuara në botë.

Por çfarë ndodh vërtetë kur ne konsumojmë kafe rregullisht?

Kafeina përcillet direkt receptorët e trurit duke vepruar kundër një neurotransmetuesi i quajtur adenozinë. Kjo lloj lënde, pra adenozina ndikon që përgjithësisht ju të jeni të qetë.

Si rezultat, kur kafeina shkon në receptorët e trurit, ky i fundit nis të veprojë duke prodhuar edhe më shumë lëndën e adenozinës ndërsa lufton efektet stimuluese të kafeinës.

Pra, sipas agroweb.org, nëse për ndonjë arsye filloni të zvogëloni sasinë e kafeinës që normalisht merrni përditë trupi juaj do të prodhojë më shumë adenozinë, e për rrjedhojë ju do të ndiheni më të përgjumur dhe do të keni dhimbje koke. Konkretisht, kafeina vepron si antagonist i receptorit të adenozinës.

Aktiviteti i sistemit nervor ngadalësohet kur adenozina lidhet me receptorët e saj, duke shkaktuar përgjumje. Kafeina e pengon këtë lidhshmëri.

Pra, sa më shumë kafeinë të merrni aq më shumë adneozinë truri do të prodhojë, dhe në momentin kur ju nuk do ta merrni dozën ditore të kafeinës, sasia e adenozinës së prodhuar do t’ju përgjumë duke ju shkaktuar dhimbje koke përgjatë gjithë ditës.