Casemiro është penduar për kalimin te Man United dhe dëshiron të largohet nga klubi në janar

schedule16:51 - 7 Tetor, 2022

schedule 16:51 - 7 Tetor, 2022

Sipas portalit spanjoll, Todo Fichajes, Casemiro ka mbetur i zhgënjyer me kalimin te Manchester United.

Braziliani i ka thënë një rrethi të ngushtë miqsh se i vjen keq që la Madridin dhe u transferua në Angli. 30-vjeçari është i pakënaqur me pozicionin e tij dhe madje po mendon të largohet në janar, shkruan abcnews.al.

Casemiro u transferua nga Madridi te Manchester United këtë verë për 70 milionë funte, por është ulur në stol pasi Erik ten Hag preferon Scott McTominey mbi të. /G.D abcnews.al/

Erik ten Hag explains the form of Scott McTominay has prevented Casemiro from starting at Manchester United.