Butrinti sjell debate në Kuvend, Rama përplaset me Bardhin: Kope budallallëku, jeni në luftë me amerikanët

schedule11:21 - 28 Prill, 2022

schedule 11:21 - 28 Prill, 2022

Pas akuzave të shumta të opozitës është publikuar e plotë nga Parlamenti kontrata për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja për administrimin e pasurisë kulturore të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të parkut kombëtar të Butrintit, lidhet ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për menaxhimin Butrintit.

Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit ka hedhur akuza ndaj opozitës duke thënë se ata nuk dinë se çfarë flasin. Ai u ka kujtuar deputetëve të opozitës se për Butrintin ata kanë një mendim si një pronë familjare, që sipas Ramës ata u kanë njohur një subjekti privat Butrintin.

“E keni në ADN. Në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallëkun. Ta bazoni përsiatjen tuaj politike marrjen e njerëzve për budallenj. Ndaj do katandiseni me keq se kështu. Se ka një arsye pse jeni kështu. Ndahuni në sa pjesë që të doni dhe ju jeni si ajo pjesa e ndarë në sa pjesë të doni. Është e njëjta gjë. Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë. Agresion permanent në Shqipëri.”

(Ndërhyn Edmon Spaho)

“Kërkoni ju ta riktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte me amerikan. Profesor mos bërti. Ta përmenda që të vish të dalësh këtu se më ka marrë malli për ty profesor se nuk e kam pritur që t’i të marrësh flamurin në luftën me amerikan. Është cështje kohe se kur shfaqet budallëku. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Është sëmundje ngjitëse.”

Bardhi: Atë kopen thuaj këtyre të tjerëve. Je me kartel.

Rama: Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar me ju.

Bardhi: Ai ka gjysmë ore që ofendon dhe ju e dëgjoni.

Rama: Ju flisni të gjithë të njëjta fjalë. Ju nuk i dalloni dot po qe se dalloheni vetëm nga fytyra. Budallëku në Kopen tuaj është sëmundje ngjitëse.

Bardhi: Ti i thua opozitës që je kope,.

Rama: Ky është një fakt që e vërteton e përditshmja juaj.

Rama: Nuk ka asnjë marrëveshje sekrete dhe se ca do bëhet me Butrintin e vendosim ne. Ne e kemi shpëtuar Butrintin. E kemi krijuar bordin e parë me fondacionin e Lordëve. Dhe njësoj si atëherë që nuk e di nëse kishte lindur zonja Zhupa që flet këtu.

/abcnews.al/