Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka nisur një vizitë zyrtare në Francë. Takimi i parë i tij u zhvillua me Ministren për Çështjet e Evropës, Nathalie Loiseau.
Bushati e njohu Ministren franceze me pritshmëritë tona për Këshillin që do të zhvillohet në qershor dhe theksoi se vendimi për hapjen e negociatave do të ishte një nxitje e mëtejshme për zbatimin e reformave të ndërmarra, përfshirë reformën në fushën e drejtësisë.
Ministrja Loiseau, u shpreh se Franca ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, si dhe vlerëson progresin e bërë nga qeveria shqiptare sa i përket 5 prioriteteve kyçe, duke evidentuar nevojen e vazhdimësisë dhe thellimit të zbatimit të reformave. /abcnews.al


