Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për 2 raste të reja me koronavirus në Durrës duke e çuar në 38 numrin total të të prekurve në këtë qytet që prej fillimit të krizës së koronavirusit në vend.
Gazetari Leonida Musaj bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për burrë e grua 37 dhe 39 vjeç, të cilët jetojnë në të njëjtin pallat me 77 vjeçarin që ndërroi jetë disa ditë më parë nga koronavirusi. Janë 5 rastë të identifikar në këtë vatër të shfaqur në lagjen nr.3 të Durrësit, banorë të të njejtit pallat.
Nuk dihet se si janë infektuar këta persona por dyshohet se kanë patur kontakte me 77 vjeçarin.
Version tjeter mendohet se ata janë infektuar nga frekuentimi i ambientit të përbashkët, pasi çifti jeton në të njëjtin pallat me të moshuarin që humbi jetën.
Në total numri i të infektuarve në Durrës ka shkuar në 38 raste.
Gjatë ditës së sotme u konstatuan 16 raste të reja me koronavirus në vend, ku numri më i madh ishte në Shkodër me plot 6 raste.
Raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
-3 raste Tirana
-2 Durrësi
-1 Fieri
-1 Berati
-6 raste Shkodra
-3 raste Hasi
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 177 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste. /abcnews.al



