Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Burimet njerëzore, jetike për objektivat tuaja”, Rama-sipërmarrjes së agroturizmit: Mos u kurseni në këtë pikë

schedule18:50 - 20 Prill, 2026

schedule 18:50 - 20 Prill, 2026

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e burimeve njerëzore për suksesin e çdo sipërmarrjeje, duke i cilësuar ato si elementi më jetik për arritjen e objektivave.

Ai u bëri thirrje sipërmarrësve që të mos kursejnë në pagesat dhe trajtimin e stafit, duke nënvizuar se motivimi i punonjësve është thelbësor për performancën dhe rritjen e biznesit. Sipas tij, është më e vlefshme të investohet te njerëzit sesa në elementë dytësorë të infrastrukturës.

Rama bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka ndërmarrë masa për të lehtësuar marrjen e punëtorëve nga jashtë.



Ai shpjegoi se procedurat janë thjeshtuar ndjeshëm, duke mundësuar që punëtorët të rekrutohen brenda pesë ditësh përmes vetëdeklarimit, ndërsa më pas vijojnë proceset për pajisjen me leje pune dhe dokumentacionin përkatës.

Sipas Kryeministrit, këto lehtësira synojnë të ndihmojnë bizneset që të plotësojnë nevojat për fuqi punëtore dhe të rrisin kapacitetet e tyre në një kohë më të shpejtë.

“Pjesa më jetike, e gjithë fatit të objektivave tuaja janë burimet njerëzore, është kapitali njerëzor. Aty mos kurseni. Më mirë një suva më pak sesa ajo që fiton nga duke mos i dhënë atij/asaj, atë pagën që ta bëjë të ndihet i rëndësishëm. Ne kemi bërë një lehtësim për të marrë punëtorët nga jashtë.

Duhet ta shikoni atë. E kemi bërë atë, që për pesë ditë ju merrni punëtorët, i merrni vetëm me vetëdeklarim, pastaj ata vijnë dhe marrin lejen e punës dhe pastaj bëhen atë gjërat e thjeshta për dokumentacionin.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!