Britania “shpëton” nga tarifat?/ Eksperti i ekonomisë: Marrëveshja tregtare i shërben SHBA

schedule16:33 - 28 Shkurt, 2025

schedule 16:33 - 28 Shkurt, 2025

Emanuel Bajra, ekspert ekonomie në Londër foli për marrëdhëniet tregtare SHBA-Britani, si edhe për luftën në Ukrainë dhe bisedimet për paqen.

Ai u shpreh se bisedimet për paqen janë në rrugën e duhur.

“SHBA kanë pasur interesa që Britania të jetë pjesë e hemisferës europiane. Por jemi në një epokë ku kemi Trumpin president, i cili po prish hemisferat. Marrëveshja tregtare duket se i shërben SHBA-së”, tha ai.

Më tej nënvizoi se Britania, ka shërbime të larta financiare.

“Britani ka shërbime të larta financiare. Përveç që është aeroplan mbajtëse ushtare e SHBA, do përdoret edhe për shitje më të madhe apo konsumit më të madh. Në pesë vitet e fundit do të jetë ura tregtare që do të ndërlidhë me Europën”. Shumica e popullit britanik e mbështet Ukrainën, mbështesin atë që është më i dobët. Por kemi edhe një Britani që kërkon peshë më të madhe, pas Brexit në botë. Jemi në një situatë ku Britania e Madhe është aleati më i zëshëm i Ukrainës. Ajo i shtyn të gjithë që të përgatiten dhe të dislokojnë forca. Por mendoj që mund të ketë një marrëveshje me administratës Trump dhe Starmer”., tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!