Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori/ Çobani: Egjipti e ka të sigurt kualifikimin. Mneri: Belgjika, jo ajo e dikurshmja. Pano: Salah është lojtar më i pjekur

schedule20:38 - 22 Qershor, 2026

schedule 20:38 - 22 Qershor, 2026

Gazetari sportiv Artur Çobani thotë në emisionin “Futboll jo Soccer” në ABC News, se Egjipti e ka të sigurt kualifikimin, pas fitores 1-3 me Zelandën e Re.

Sipas tij, edhe ekipet e tjera në këtë grup, Irani dhe Belgjika, janë ende në lojë për t’u kualifikuar.

Ndërsa gazetari Fatmir Mneri deklaroi se Belgjika e sotme, nuk i ka ato kualitete që ka pasur dikur.



Për trajnerin Ledio Pano, futbollisti i Egjiptit, Mohamed Salah ka treguar më shumë pjekuri.

Artur Çobani: Egjipti për mua është i futur, edhe në vend të tretë. Belgjika duhet patjetër të kalojë Zelandën. Për mua, Egjipti e ka të siguruar kualifikimin, por jo pozicionin. Egjipti ka 4 pikë. Edhe Zelanda e Re është në lojë akoma, Përballjet e treta janë vendimtare për skuadrat që do kalojnë më të tej. Të treja ekipet mund të kalojnë.

Fatmir Mneri: Them që përgjithësisht, nuk është ajo Belgjika e dikurshme dhe jo shumë e largët. Mbrëmë i gjend në vështirësi nga dalja me kartonin e kuq. Nuk ka më ato kualitete që ka pasur dikur, që me të vërtetë ka qenë imponuese. Me këtë formulë të kampionatit.

Ledio Pano: Padiskutim, që mosha ka të vetën, por Salah edhe pse në pjesën e fundit të kampionatit nuk ka qenë determinant te Liverpuli, por nuk është ai Salah, është më i pjekur, rri më mbrapa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!