Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja te karburanteve. Sipas njoftimit zyrtar theksohet se nafta është ulur me 3 lekë.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër.
Gjithashtu theksohet se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 188 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 176 lekë/litër.
Vlen të theksohet se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 20 ora 18:20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
/abcnews.al/


