Bllokohen 10 autobusë në Gjirokastër

schedule20:00 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 20:00 - 1 Dhjetor, 2017

Hyrja e qytetit të Gjirokastrës është e kalueshme, por me vështirësi. Nga të dhënat e fundit mësohet se disa banesa dhe biznese në lagjet kryesore të qytetit janë përmbytur. Ndërsa në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë rruga u bllokua për disa orë, por aktualisht qarkullohet vetëm në njërin krah. Nga moti i keq ka patur rrëshqitje gurësh edhe në rrugën Lekël-Këlcyrë-Përmet. Dalja e ujit nga liqeni artificial i Viroit ka bërë që shumë makina të mbeten në rrugë. Niveli i ujit sa vjen dhe rritet nga reshjet e ditëve të fundit. Lumit Vjosa ka dalë nga shtrati në Memaliaj duke përmbytur edhe disa biznese aty pranë. Ndërkohë raportohet që rruga Gjirokastër-Kakavijë është e kalueshme./abcnews.al

https://youtu.be/cN8hApeJoRI