Blegtorët në Dibër kanë protestuar sërish para ambienteve të Drejtorisë së Bujqësisë. Policia ka qenë e pranishme për të ruajtur rendin dhe qetësinë.
Janë më shumë se të irrituar. Blegtorët në Dibër protestuan përsëri para zyrave të Drejtorisë së Bujqësisë . Kërkojnë subvencionet që nuk u janë dhënë.
Ato akuzojnë Drejtorinë e Bujqësisë dhe ministrinë se kanë plotësuar të gjitha dokumentet, dhe janë shpallur fitues, por paratë nuk u janë dhënë.
Blegtorët tregojnë se prej vitit 2013 janë shtuar kërkesat, janëe trefishuar dokumentet , atyre u kërkohet sigurim i detyrueshëm dhe nuk përfitojnë.
Blegtorët dibranë kërcënojnë se nëse nuk do të marrin subvencionet e vitit të kaluar do të nxjerrin bagëtitë në bulevardin kryesor të qytetit, do të derdhin qumështin përpara prefekturës dhe do të nisin udhëtimin e tyre drejt Tiranës./abcnews.al