TIRANË-Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga qelia 4 militantët e Partisë Demokartike, të cilët u arrestuan pas protestës së dhunshme më 28 shkurt.
Pavarësisht se u akuzuan nga Policia për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, Gjykatësja Lorena Çabej, vendosi si masë sigurie “detyrim paraqitje” për Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo.
Këta persona por edhe simpatizantë te tjerë të Partisë Demokratike, shkaktuan kaos në rrugët e Tiranës duke iu vënë flakën koshave të mbeturinave ndërsa në mbyllje, rrezikuan me zjarr jetën e 10 artistëve të huaj dhe stafit që ishin brenda vilës se ish diktatorit Enver Hoxha.
Përveç 4 protestuesve të arrestuar, policia referoi në Prokurorinë e Posacme edhe deputetin Klevis Balliu, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Por Spak deri më tani ende nuk ka marrë vendim për hetimin e Klevis Balliut.
Aktete vandale dhe dhuna me molotov solli edhe reagim institucional, ku për shak të situatës me zjarr tek Vila e ish diktatorit Enver Hoxha, u shkarkuan nga detyra Drejtori i Përgjtishëm i Policisë Ilir Proda dhe dr i Tiranës Elton Alushi./abcnews.al


