“Tallje të madhe nga politikanët pa atdhe”, e konsideron kryeministri Edi Rama protestën e uljes së qepenave në tregjet bashkiake.
Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë sqaron se tregjet janë jashtë skemës së TVSH-së.
“Ne bëmë zero taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve, nuk rrit aspak barrën mbi ta, po siguron kontrollin e të mëdhenjve”, shkruan kryeministri Edi Rama, në reagimin e tij ndaj protestës së sotme./abcnews.al