Bizneset vuajnë për punonjës të kualifikuar, prodhuesit: Po punësojmë teknike nga BE

schedule18:52 - 17 January, 2020

schedule18:52 - 17 January, 2020

Mungesa e punonjësve të kualifikuar po rrit kostot për bizneset shqiptare ndërkohë që niveli i papunësisë tek të rinjtë vijon të mbetet i lartë. Bashkimi i Prodhuesve Shqiptar deklaron se më shumë këtë mangësi e ndjejnë në nivelin e lartë të teknikëve.

Në një intervistë për “ABC News”, Arben Shkodra thekson se vitet e fundit kjo problematikë po bëhet e ndjeshme dhe shumë industri prodhuese po detyrohen që të marin ekspertë nga vendet e rajonit apo edhe të Bashkimit Europian. Për një teknik të lartë për rregullimin e një makinerie, një biznes po detyrohet të paguaj deri në 5 mijë euro .

“Të gjithë po e ndjejnë problematikën e punësimit, por më së shumti kërkesën për teknikët e lartë. Shpeshherë mundohen të gjejnë teknik të specializuar në tregun e jashtëm, për të zgjidhur probleme imediate të industrisë”, u shpreh Shkodra.

Sipas përfaqësuesit të  Bashkimit të Prodhuesve Shqiptar vitet e fundit në vend ka rënë interesi për të punuar dhe për tu trajnuar për shkak të kushteve të punës, por edhe për shkak të nivelit të pagave.

“Kemi parë një rënie të interesit të qytetarëve shqiptarë jo vetëm për tu trajnuar por edhe për tu punësuar në Shqipëri. Problematikat kanë filluar të ndjehen sidomos gjatë viti 2019,  të cilat kanë qenë më të theksuara.

Ai sygjeron që shteti ti kushtojë më shumë vëmendje orientimit të arsimit, por mbi të gjitha të procesit të trajnimeve .

“Duhet të filljomë menjëherë reformiminn e arsimit të mesëm dhe të bëjmë të pamundurën për të reformuar arsimin e lartë. Ta çojmë arsimin  e lartë dhe atë profesional drejt tregut dhe jo më drejt diplomës”, theksoi Shkodra.

Vetëm para pak ditësh qeveria miratoi një vendim i cili parashikon që të paguajë për 4 muaj pagën minimale  dhe sigurimet shoqërore për personat në proçes trajnimi një nismë kjo që synon të rrisë personat e kualifikuar në tregun e punës./abcnews.al