Bileta e fundit për një vend në Superiore, kur dhe ku do të luhet Egnatia-Korabi

schedule16:45 - 24 Maj, 2022

schedule 16:45 - 24 Maj, 2022

Një vend për në Superiore ka mbetur të diskutohet mes Egnatias e cila u rendit e 8-ta në tabelën e “Abissnet Superiore” dhe Korabit që vjen nga Kategoria e Parë.

Të dy skuadrat tashmë do të përplasin “brirët” mes tyre për biletën e fundit të Superiores, teksa të dy skuadrat do të luajnë edhe finalen e madhe të “Play-Off”-it mes tyre.

Kjo ndeshje është vendosur të luhet në Rrogozhinë, në stadiumin “Egnatia Arena” më 31 maj, duke nisur prej orën 17:00.

Fituesi i kësaj ndeshjeje merr pjesë në Superiore për sezonin 2022-2023, ndërsa humbësi në Kategorinë e Parë. /f.a/abcnews.al